RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Qeverisë i kërkohet vendime të guximshme për anëtarësim në KiE
🇽🇰 Kosova

Qeverisë i kërkohet vendime të guximshme për anëtarësim në KiE

Faktori ndërkombëtar po i kërkon Qeverisë vendimet të guximshme për themelimin e Asociacionit si mundësi që Kosova të jetë pjesë e agjendës së diskutimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Ev

nga Kaltrina Berila11 maj 202411 maj 2024

Faktori ndërkombëtar po i kërkon Qeverisë vendimet të guximshme për themelimin e Asociacionit si mundësi që Kosova të jetë pjesë e agjendës së diskutimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj. Në Qeveri kanë kundërshtuar kushtëzime të tilla. Përfaqësuesit e partisë në pushtet kritikojnë BE-në për politika të gabuara karshi Kosovës. Njohësit e integrimeve evropiane thonë se topi është tek Qeveria për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gjasat që Kosova të jetë pjesë e diskutimeve më Komitetin e Ministrave tw Jashtëm në Këshillin e Evropës më 17 maj janë minimale, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane.

Por, sipas ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kjo do të ndodhte vetëm nëse Qeveria merr veprime të guximshme duke e dërguar draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Pozicionimi i kryeministrit Kurti i cili ka thënë se nuk pranon kushtëzime të tilla, sipas Belgzim Kamberit nga Instituti “Musine Kokalari” e ka bërë të qartë se vendet me të fuqishme brenda BE-së nuk kanë gatishmëri që ta mbështesin Kosovën.

“Po ajo që është e qartë është se nëse vendet kryesore të QUINT-it e mbështetur edhe nga SHBA-ja nuk kanë gatishmëri për anëtarësimin e Kosovës në KIE në kundër vlerë me dërgimin e asociacionit në kushtetuese, atëherë gjasat për anëtarësim në KIE janë tepër të vogla”, tha ai.

Ish-zëvendësministri i Integrimeve, Taulant Kryeziu, tha se ka pak gjasa që Kosova të jetë pjesë e agjendës së diskutimeve në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Por, Kryeziu vlerëson se vendosja e Asociacionit kusht është në shpërputhje me atë që është votuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

‘’Ku thuhet se kriteri për Asociacionin është kriter pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Po ashtu ka qenë edhe në raportin e Dora Bakojanis. Por, kushtësimi është ky, pozicioni i Qeverisë është i qartë se nuk do ta dërgojë draftin në kushtetuese dhe si rrjedhojë nuk pritet që të ketë një vendimmarrje”, tha Kryeziu për rtv21.

Njohësit e integrimeve evropiane e ndërlidhin ngushtë rrugën integruese me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” tha se pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të rikthehen përplasjet midis Qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar.

“Tashmë është e qartë se perëndimi e ka ndërlidhë çështjen e zbatimit të marrëveshjes për normalizim me rrugën integruese për Kosovën dhe Serbinë. Çdo herë e më shumë BE-ja do ta ndërlidhë çdo gjë që ka të bëjë me rrugën evropiane të të dyja vendeve me zbatimin e marrëveshjes”.

Ish-zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu, mendon se mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë efekt negativ në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, pa nënshkrimin e marrëveshjes bazë nuk do të ketë sukses asnjëherë zbatimi i saj.

“Nuk ka më dialog nëse mbetemi dhe nuk do të marrim mbështetje për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës, zgjedhje pastaj do të ketë në BE dhe SHBA, nuk ka më proces të dialogut përpara pa ri legjitimim edhe pa zgjedhje të reja në Kosovë dhe krijimi i narracioneve të reja”, tha ai.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se nuk mund të zbatohet marrëveshja bazë në mënyrë të njëanshme. Deputetja e këtij subjekti politik, Fitore Pacilli, i tha RTV21 se BE-ja duhet të ketë rol neutral duke kërkuar nga palët zbatim të barabartë të marrëveshjes.

“Nuk mund të arrijë diçka një anshëm dhe kjo është politik e gabueshme e BE-së sepse nuk mund të bësh presion tek njëra palë për të zbatuar një marrëveshje e cila nuk mund të zbatohet vetëm nga njëra palë. Që të arrihet sukses marrëveshja duhet të zbatohet nga të dyja palët dhe në fund të fundit ta njohin njëra tjetrën”, tha Pacolli për rtv21.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria nuk e ka pranuar draft-statutitn e Asociacionit i cili është hartuar nga evropianët. Sipas tij, së pari duhet të nënshkruhet marrëveshja bazë dhe të merren parasysh vërejtjet që ka dërguar Qeveria për draftin./21Media

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

4 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

5 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

8 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

9 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

9 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

5 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

6 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

7 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

8 orë më parë