Lajme
Gazi amerikan, Canaj: Idhtarët e LVV-së i quajnë interesa të SHBA-ve
nga Gentrita Xhemajli13 orë më parë
Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin "Click" të RTV21 duke folur për gazin amerikan tha se është shumë e rëndësishme që të ketë një kufi amerikan brenda në Kosovë.
Ai shtoi se kur SHBA-të kanë dëshiruar të shtyjnë diçka në Kosovë, idhtarët e LVV-së kanë thënë se është interesi i tyre.
"Unë mendoj që është shumë e rëndësishme, ne po ta kishim një kufi amerikan këtu brenda në Kosovë, SHBA-të përtej atyre që idhtarët e LVV-së do ti quanin interesa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak se kështu i promovojnë ata gjithmonë kur SHBA-të diku në Kosovë kanë dashtë që të na shtyjnë me diçka ata kanë thënë është interesi i vetë", tha ai.
Canaj ndër të tjera foli edhe për rëndësinë e gazit amerikan në Kosovë.
" Krejt problemi është çka po dojmë ne. Unë mendoj që kemi arritur pikun goxha të lartë të çmendurisë, për shkak se po harrojmë faktin që do të na lehtësonte shumë çështjen me energjinë, do të na bënte një faktor goxha të rëndësishëm në botë, edhe pse shtet i vogël. Kjo do të na fuste në rrjetin energjetik të botës për shkak se ne nuk do të ishim vetëm konsumues, por do të ishim edhe një vend që thjesht është pjesë e rrjetit", u shpreh ai./RTV21/21Media
