
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Kosova ka shënuar një fitore të madhe në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”. Ndeshja e zhvilluar në Royal Malta
Kosova ka shënuar një fitore të madhe në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”.
Ndeshja e zhvilluar në Royal Malta Golf Club u karakterizua me rivalitet të fortë dhe performancë të lartë nga ekipi i Kosovës, të cilët arritën të triumfojnë pas një paraqitjeje me disiplinë dhe vendosmëri deri në fund.
Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë sukses si një arritje të rëndësishme për sportin e golfit në vend, duke theksuar se ekipi dëshmoi cilësi, përkushtim dhe besim në vetvete në çdo moment të garës.
“Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e posa filluar! Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë. Sot dëshmuam se me përkushtim, unitet dhe besim në vetvete mund të arrihen rezultate të mëdha”, shkroi federata në facebook.
Kjo fitore konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt rrugës ndërkombëtar të Kosovës në këtë sport, i cili vitet e fundit po shënon rritje të vazhdueshme dhe pjesëmarrje në gara evropiane.

Më të fundit
Të gjitha →
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh






