RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Aplikimi për anëtarësim në BE, kërkohet konsultim me vendet anëtare
🇽🇰 Kosova

Aplikimi për anëtarësim në BE, kërkohet konsultim me vendet anëtare

Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës se do të aplikojnë për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian, në mesin e muajt dhjetor ka nxitur reagimin e partive opozitare dhe njohë

nga Xh.D11 dhjetor 202211 dhjetor 2022

Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës se do të aplikojnë për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian, në mesin e muajt dhjetor ka nxitur reagimin e partive opozitare dhe njohësve të integrimeve evropiane. Ata kërkojnë nga ekzekutivi që paraprakisht të kenë konsultim të duhur me vendet anëtare, pasi marrja e statusit të kandidat është një proces që zgjatë ndër vite. Në anën tjetër, nga kabineti qeveritar thonë se për dorëzimin e aplikimit janë në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka thënë se para aplikimit Qeveria duhet të tregojë se ka vullnet brenda BE-së për të pranuar këtë aplikacion të Kosovës.
“Marrja e statusit të kandidatit është proces, i cili nuk mund të ndodh brenda natës. Ajo çka kemi parë është se Qeveria ka proklamuar se do të aplikojë për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë se do të bëhemi kandidat, pasi ky është proces i cili varet kryesisht nga parakushtet që janë vënë nga ana e BE-së, pra i plotësojnë kushtet dhe atëherë fitojmë statusin e kandidatit. Por ka edhe një element tjetër politik, për të cilin qeveria është në favor më të mirë për të ditur, se a ekziston një vullnet i mirë brenda vendeve të BE-së për t’i dhënë Kosovës statusin, pasi vetëm Kosova dhe Bosnja kanë mbetur pa një status të tillë, pasi vendet të tjera e kanë fituar këtë të drejtë”, tha ajo.
Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi ka thënë se dhënia e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE është e vështirë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së.
Megjithatë, ai shton se aplikimi është mirë të ndodh për shkak se e vendos Bashkimin Evropian para aktit të kryer.
“Aplikimi është mirë me ndodh për shkak që BE-në të sjellim para aktit të kryer. Ne e kemi kryer punën tonë i plotësojmë kriteret minimale për t’i hapur negociatat apo për të qenë vend kandidat, mandej i mbetet vendeve të BE-së të vendosin po ose jo… Këshilli i Evropës e konsulton Komisionin Evropian për të bërë një skenim të gjendjes se ku është shteti kërkues. Po ashtu kërkohet pëlqimi i Parlamentit Evropian, por edhe parlamenteve kombëtare. Në këtë pikë asnjëherë nuk besoj se do të merr Këshilli i Evropës pëlqimin nga parlamentet kombëtare. Në fund të ditës edhe nëse merr një ‘po’ po themi në mënyrë hipotetike, prapë duhet unanimiteti brenda Këshillit”, thekson ai.
Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur optimiste se aplikimi për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian do të ketë rezultate.
“Po ka strategji shumë të qartë edhe rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim me partnerët tanë si në Bashkimin Evropian, por edhe në BE rreth aspiratave tona për anëtarësim në BE-ja. Jo vetëm që ka koordinim por ka edhe mbështetje të fuqishëm për aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo të premten në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Aspiratat e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE janë shfaqur qysh në fillim të vitit 2022 nga të gjithë krerët institucional.
Gjatë kësaj jave në Bruksel ka qëndruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është takuar me përfaqësues të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian për të diskutuar për planet e Kosovës për aplikim për statusin të kandidatit për anëtarësim në BE.
Sa i përket planeve të Kosovës për aplikim në BE, së fundmi ka folur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel, i cili tha se ky institucion do të shqyrtojë atë aplikacion dhe më pas do të dalin me qëndrim./kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

50 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

53 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

57 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

19 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

35 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë