RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti i kërkon Scholzit përkrahje për anëtarësim në KiE
🇽🇰 Kosova

Kurti i kërkon Scholzit përkrahje për anëtarësim në KiE

Mesi i muajt maj është vendimtar nëse Kosova do të futët në agjendë në seancën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjermania, Franca dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Qeverisë të

nga B G30 prill 202430 prill 2024

Mesi i muajt maj është vendimtar nëse Kosova do të futët në agjendë në seancën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjermania, Franca dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Qeverisë të bëjë hapa urgjent për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese. Kryeministri, Albin Kurti, gjatë një bisede telefonike me kancelarin 2gjerman, Olaf Scholz, e ka siguruar atë se Qeveria do t’i zbatojë të gjitha obligimet e që dalin nga marrëveshja bazë ku bënë pjesë edhe Asociacioni. Por, nuk ka treguar se kur pritet që Qeveria ta dërgojë draftin në kushtetuese.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”. tha Kurti.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili njëherësh është pjesë e delegacionit parlamentar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se Qeveria duhet të ketë kujdes, pasi sipas tij, Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në Këshill.

‘’Raporti e saktëson se Kosova i ka përmbushur kushtet. Kosova e meriton me pas kërkesën për të qenë anëtare e Këshillit. Asociacioni nuk është në raport. Qeveria të ketë kujdes”, tha Tahiri për rtv21.

Mediat gjermane kanë raportuar se në Berlin është dhënë ideja që draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga Evropianët, të interpretohet nga juristët kushtetues të Këshillit të Evropës. Përfaqësuesit e partisë në pushtet nuk kanë një informacion të tillë. Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se Asociacioni nuk është kusht dhe nuk mund të zbatohet përpara pikave të tjera të marrëveshjes bazë me Serbinë.

‘’Ka pasur jurist eminent që kanë listuar në raport parakushtet esenciale kushtetuese, dhe asnjëra to nuk është domosdoshmërisht themelimi i asociacionit”, tha Muja.

Serbia ka vazhduar fushatën kundër Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se Franca dhe Italia kanë shprehur rezerva ndërkaq Hungaria është kundër anëtarësimit të Kosovës.
Seanca është paraparë të mbahet më 16 dhe 17 maj./ RTV21/21Media

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

7 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

8 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

10 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

11 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

11 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

8 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

9 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

10 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

11 orë më parë