RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
🇽🇰 Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

Prishtina pritet të jetë në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, ndërsa mijëra vizitorë po mbërrijnë për edicionin e radhës të Sunny Hill Festival. Kryeqyteti po përjeton një rritje të jashtëzakonshme t

nga V.G31 korrik 202611 orë më parë

Prishtina pritet të jetë në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, ndërsa mijëra vizitorë po mbërrijnë për edicionin e radhës të Sunny Hill Festival.

Kryeqyteti po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për akomodim, me rreth 95% të vendeve për qëndrim të rezervuara, sipas të dhënave nga platforma Booking.com.

Hotelet, apartamentet dhe bujtinat në kryeqytet janë pothuajse të mbushura, ndërsa numri i madh i vizitorëve lidhet kryesisht me organizimin e Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Festivali ka sjellë çdo vit mijëra të ftuar nga Kosova, diaspora dhe vende të ndryshme të Evropës, duke ndikuar ndjeshëm në sektorin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Nuk duhet harruar se festivali sjell afër 50 milionë euro përfitim ekonomisë së vendit brenda 3 ditëve.

Përveç akomodimeve, fluks më të madh pritet të kenë edhe restorantet, kafenetë, baret, shërbimet e transportit dhe bizneset e tjera në Prishtinë.

Me kapacitetet e akomodimit pothuajse të shfrytëzuara plotësisht, vizitorët që ende nuk kanë bërë rezervime mund të përballen me zgjedhje të kufizuara ose të duhet të kërkojnë alternativa në qytetet përreth.

Prishtina pritet të jetë këtë fundjavë një pikë takimi për muzikë, kulturë dhe mijëra vizitorë që do ta kthejnë kryeqytetin në një nga destinacionet më të gjalla në rajon.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

7 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

8 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

10 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

11 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

12 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

8 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

9 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

10 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

11 orë më parë