RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore
🇽🇰 Kosova

​Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore ” Bashkësia e Popullit të Zotit”. Ai me këtë rast tha se

nga Venera Grabanica14 qershor 202514 qershor 2025

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore ” Bashkësia e Popullit të Zotit”.

Ai me këtë rast tha se Kisha Protestante ka qenë një zë i paqes shoqërore, i dinjitetit njerëzor dhe shërbimit popullor për të mirën e përbashkët.

“Veprimtaria e rrugëtimit të kësaj Kishe është dëshmi e një rrugëtimi shpirtëror, qytetar dhe njerëzor të bashkësisë së besimtarëve, të cilët me përkushtim e modesti i kanë shërbyer Zotit dhe komunitetit”, tha Kurti.

Si shtylla themelore të vendit, Kurti përmendi diversitetin kulturor dhe fetar për të cilat tha se përbëjnë një ndër pasuritë kryesore të shtetit tonë gjithëpërfshirës dhe demokratik.

“Bashkëjetesa dhe respekti ndërfetar janë vlera që i ruajmë dhe kultivojmë me krenari”, tha Kurti.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri në detyrë tha se angazhimi i komunitetit protestant në nxitjen e dialogut, edukimit, shërbimeve sociale dhe ndihmës për ata që kanë më shumë nevojë, është shembull që meriton vlerësim, raporton KosovaPress.

“E në veçanti, këtu do të kisha theksuar rolin për arsimin, sepse të gjithë e dimë që Gjerasim Qiriazi, ka qenë mësimdhënës në shkollën shqipe në Korçë, në vitet 1887, dhe kjo traditë e kontributit për arsimin shqip është jetike për kombin tonë, sepse shqiptarët, para së gjithash, e mbi të gjitha, janë komb i gjuhës, e arsimi është institucionalizimi i kombit, si komb i gjuhës. E në këtë përvjetor jubilar, të nderuar të pranishëm, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin tuaj të çmuar për vendin tonë. Uroj që ky përvjetor të jetë një pikë reflektimi dhe besimi për të ecur përpara dhe së bashku,” përfundoi ai.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

4 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

5 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

8 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

9 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

9 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

5 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

6 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

7 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

8 orë më parë