RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Festa e Falënderimeve, Kurti: Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri
🇽🇰 Kosova

Festa e Falënderimeve, Kurti: Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Shërbesën Qendrore të Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” me rastin e festës së Falënderimeve, që u mbajt në Kish

nga Gentrita Xhemajli19 tetor 202519 tetor 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Shërbesën Qendrore të Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” me rastin e festës së Falënderimeve, që u mbajt në Kishën “Bashkësia e Popullit të Zotit”.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, në fjalën e tij, Kurti tha se mirënjohja është kujtesë për punën, përkujdesjen dhe për bashkësinë që na mban afër njëri-tjetrit dhe na mëson të shohim jo vetëm jashtë vetes, por edhe përtej vetes.

Me këtë rast, ai falënderoi stafin e Kishës “Bashkësia e Popullit të Zotit” dhe pastorin Artur Krasniqi për punën që po bëjnë për komunitetin, për ndihmën ndaj njerëzve në nevojë dhe për përfshirjen e tyre aktive në jetën e qytetit.

“Kjo bashkësi tregon se besimi nuk qëndron larg jetës publike, por e ndihmon atë të jetë më njerëzore e më e drejtë”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri, sepse ajo është bashkëjetesë dhe bashkëveprim dhe se kjo ditë është dëshmi se përtej dallimeve, ajo që na bashkon është vullneti për të bërë mirë dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin. Ashtu si bashkësitë fetare, edhe Qeveria ka detyrë të shërbejë. Prej latinishtes, fjala ministër, do të thotë shërbëtor, që do të thotë se zëvendësministri është zëvendës shërbëtor e kryeministri është kryeshërbëtor. Përballë sfidave të përditshme, si varfëria e pabarazia, padrejtësia dhe nevoja për përmirësim të kushteve të jetesës, secili prej nesh mban një pjesë të përgjegjësisë së përbashkët,” tha Kurti.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë