RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti mori pjesë në shënimin e 25 vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë
🇽🇰 Kosova

Kurti mori pjesë në shënimin e 25 vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmjen e sotme në ngjarjen e organizuar për shënimin e 25 vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë. Në fjalën e tij, duke shprehur se ky vit shënon 2

nga Venera Grabanica25 qershor 202425 qershor 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmjen e sotme në ngjarjen e organizuar për shënimin e 25 vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në fjalën e tij, duke shprehur se ky vit shënon 25 vjetorin e paqes dhe çlirimit në Kosovë, si dhe 25 vjetorin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, kryeministri tha se ndërsa festojmë këto momente historike, ne gjejmë gjithashtu kohën për të njohur individët dhe institucionet që kanë luajtur një rol kryesor në sigurimin e lirisë dhe paqes që e gëzojmë sot.

“Një figurë e tillë është ambasadori William Walker. Para se OSBE-ja të kishte një mision në Kosovë, pati një mision verifikues të udhëhequr nga ambasadori Walker. Ky mision ishte dëshmitar i një prej masakrave më të tmerrshme në vendin tonë, masakrën e Reçakut, ku u vranë 45 civilë – e cila ishte një nga mbi 400 masakrat e kryera nga aparati shtetëror serb në Kosovë. E vërteta për këtë masakër ekspozoi brutalitetin që po përballonte Kosova dhe ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes së NATO-s.” tha kryeministri.

Më tej, nënvizoi se gjatë viteve OSBE-ja ka ndihmuar shtetin tonë në ngritjen e një demokracie më të fuqishme duke investuar në sigurinë dhe të drejtat e njeriut, e ku ndër nismat e saj përmendi mbështetjen për Akademinë tonë të Policisë, ndihma për transmetuesin publik dhe me institucionet që mbikëqyrin proceset zgjedhore, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me ambasadorin Davenport dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, veçanërisht sa i përket komuniteteve joshumicë. “Në një kohë kaq të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe rajonit, jam mirënjohës për profesionalizmin, kujdesin dhe mbështetjen e treguar, si dhe për pasionin për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, demokracinë dhe prosperitetin e popullit dhe shoqërisë sonë.” u shpreh kryeministri.

Në përfundim, kryeministri theksoi se parimet dhe vlerat e OSBE-së si organizatë rezonojnë thellë në demokracinë e vendit tonë dhe se Kosova është një partner i besueshëm dhe do të vazhdojë të jetë një aleat i vlefshëm në rrugën përpara.

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 min më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 orë më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

2 orë më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

2 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

11 orë më parë