RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

U lansua programi për mbështetje financiare në fushën e inovacionit

Zeka tha se ky program ka qenë i nevojshëm edhe më përpara si shtysë ndaj sektorit privat në Kosovë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë lansuan programin për m

nga Egzona Mehmeti30 korrik 201830 korrik 2018

Zeka tha se ky program ka qenë i nevojshëm edhe më përpara si shtysë ndaj sektorit privat në Kosovë

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë lansuan programin për mbështetje financiare në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë për bizneset e mesme dhe të vogla, përmes të cilit synohet zhvillimi ekonomik në vend nga i cili do të gjenerohen vende të reja pune.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka tha se ky program ka qenë i nevojshëm edhe më përpara si shtysë ndaj sektorit privat në Kosovë, duke përmendur po ashtu kërkesën e bërë nga komiteti i inovacionit të Odës Amerikane për të pasur një qasje dhe vëmendje më të madhe ndaj fushës së inovacionit në Kosovë.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha se financimi nga ky program synon kryesisht zhvillimin e sektorit privat, duke shtuar se me krijimin e politikave në këtë fushë dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike në vend, ministria që ai drejton po synon rritjen e produktivitetit dhe potencialit të kompanive vendore për të arritur një qasje më të lehtë në tregjet rajonale dhe botërore.

Ai njoftoi të pranishmit se ky program synon të financojë tri nivele të bizneseve sipas standardeve të Kosovës, biznese të mesme, të vogla dhe ato në fushën e inovacionit dhe bizneset startup, të cilat do të financohen nga 10.000-100.000 euro e që përfshijnë sektorë të ndryshëm dhe jo vetëm nga fusha e inovacionit.

Beqaj tha se përmes këtij programi synohet zhvillimi ekonomik në vend nga i cili do të gjenerohen po ashtu edhe vende të reja pune.

Ndryshe, gjatë javës së ardhshme do të publikohet koncept dokumenti për ligjin e inovacionit i cili përfshin bizneset startup, angel investors, dhe inkubatorët, ndërsa përmendi se janë duke punuar në draftimin e strategjisë për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

36 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë