
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova e ka ekstraduar drejt Suedisë një shtetas të saj, i cili po kërkohej nga Interpol. Policia e Kosovës tha se pasi e arrestoi atë e ekstradoi përmes aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë. “Polic
Kosova e ka ekstraduar drejt Suedisë një shtetas të saj, i cili po kërkohej nga Interpol.
Policia e Kosovës tha se pasi e arrestoi atë e ekstradoi përmes aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 31.07.2026 përmes aeroportit “Adem Jashari” Prishtinë, ka bërë ekstradimin e shtetasit të Suedisë, A.B., nga Republika e Kosovës për në Suedi. I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë”.
Policia tha se ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Suedisë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





