Programi “Kosova shtet i xhudos” po fillon fazën e parë
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka kanë nëshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të fazës së parë të programit “Kosova shtet
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka kanë nëshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të fazës së parë të programit “Kosova shtet i xhudos”.
Ky program ka për qëllim masivizimin e sportit të xhudos përmes shtrirjes në shkolla, fuqizimin e kapaciteteve të trajnerëve, zhvillimin e infrastrukturës, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe vazhdimësinë e rezultateve kulmore në sportin e xhudos.
Në kuadër të këtij memorandumi parashihet rritja e kapacitetit njerëzor për menaxhimin e programit të trajnerëve në xhudo, hartimi i projektit të detajuar për masivizimin e sportit të xhudos si dhe përkrahja për menaxhimin e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut






