RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
🇽🇰 Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

(Lajm i përditësuar) Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin Ka përfunduar takimi i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu me përfaqësuesit e

nga Gentrita Xhemajli31 korrik 20263 orë më parë

(Lajm i përditësuar)


Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Ka përfunduar takimi i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar mbi përgatitjen e seancës konstituive, e cila është caktuar për 7 gusht.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes që pati me përfaqësues të partive politike tha se ajo shkoi “mirë e mbarë” dhe se u dakorduan për çështjet procedurale për seancën konstituive të 6 gushtit.

Ajo njoftoi se në këtë seancë synohet të zgjidhet kryetari apo kryetarja e Parlamentit dhe nënkryetarët .

E pyetur më pas nga gazetarët nëse duke i pasë numrat Lëvizja Vetëvendosje për Kuvend e Qeveri, a do të thirret menjëherë seancë e re për këtë, si dhe për zgjedhjen e Presidentit.

“A pritet marrëveshje, me LDK-në të paktën?”, u pyet Haxhiu.

Për seancë të re s’u përgjigj, por ngjarjen e djeshme në LDK e konsideroi lajm të mirë.

“Është lajm i mirë që kemi pasë mbledhje të LDK-së dje. Pra, është lajm i mirë që tash mund të vazhdojnë takimet sepse ato ishin të pezulluara deri në sqarim të situatës. S’është në mandatin tim të flas për këtë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë, pra të thirren dhe të mbahen. Të ketë përpjekje maksimale dhe seriozitet dhe që të arrihet një marrëveshje që të zgjidhet Presidenti”.

Haxhiu tha se partia e saj ende s’e ka caktuar se kush do të propozohet për të parin e Kuvendit.

“Kush do të jetë kryetari/ja i Kuvendit ende s’është caktuar. Në prag të 6 gushtit do të dihet se kush do të jetë propozimi i Vetëvendosjes.  Pozitat s’i kemi me tapi dhe s’i kemi të përhershme.  I takon Vetëvendosjes dhe shumë shpejt do ta bëjnë të ditur”.


Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbledhur në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar mbi përgatitjen e seancës konstituive, e cila është caktuar për 7 gusht.

Nga Lëvizja Vetëvendosje shkoi Arbërie Nagavci, ndërsa nga partitë e tjera të mëdha shkuan nënkryetarët e partive. Arbërie Vlora Çitaku nga PDK, Jehona Lushaku nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK.

Po ashtu, në takim u panë edhe udhëheqës të partive nga komunitetet joshumicë.

Në njoftimin e Kuvendit ishte lajmëruar se Haxhiu kishte ftuar liderët e partive për këtë takim.

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

5 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

45 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

50 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

3 orë më parë