
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Festivali Sunny Hill nis sot në Prishtinë, duke sjellë edhe këtë vit një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Kosovë. Në natën e parë të festivalit, publiku do të mund të shijojë performanca nga artis
Festivali Sunny Hill nis sot në Prishtinë, duke sjellë edhe këtë vit një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Kosovë. Në natën e parë të festivalit, publiku do të mund të shijojë performanca nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në skenat e ndryshme të festivalit.
Në Sunny Hill Stage, mbrëmja nis me Sahati, i ndjekur nga Blanco dhe Manifest, ndërsa kulmi i natës pritet të jetë performanca e yllit botëror Katy Perry, e cila ngjitet në skenë në orën 22:30.
Në skenat tjera do të performojnë edhe Dhūrata Dora, Sindikato Del Baile, Malix, Uran B, Tommy Gold, Seth Troxler, Salomé Le Chat e shumë artistë të tjerë.
Sunny Hill Festival mbahet në Prishtinë nga 31 korriku deri më 2 gusht, duke mbledhur mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe jashtë saj.
Kujtojmë se ky festival i cili zgjat 3 ditë ka kontribuar që Kosova të marrë një vëmendje të veçantë në botë./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere






