RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Futboll

Trajneri i Greqisë flet për ndeshjen kundër Kosovës: Nuk do të jetë aspak e lehtë

Greqia nesër do të zhvillojë ndeshje në stadiumin “Toumba”, në të cilin me fillim nga ora 20:45 e pret Kombëtaren e Kosovës. Ndeshja e nesërme i takon Grupit B të kualifikimeve drejt “Katar 2022”, d

nga B.K13 nëntor 202113 nëntor 2021


Greqia nesër do të zhvillojë ndeshje në stadiumin “Toumba”, në të cilin me fillim nga ora 20:45 e pret Kombëtaren e Kosovës.
Ndeshja e nesërme i takon Grupit B të kualifikimeve drejt “Katar 2022”, dhe nuk do të jetë shumë e rëndësishme pasi që të dy kombëtaret nuk kanë arritur ta sigurojnë kualifikimin tutje.
Para ndeshjes me Kosovën, trajneri i Greqisë John van’t Schip ka folur në një konferencë për media, ku i cilësoi këtë takim si tejet të vështirë, pasi që “Dardanët” kanë skuadër me lojtarë të mirë.
“Ata janë një skuadër e mirë. Tani ata kanë një trajner tjetër, janë një skuadër e rrezikshme me lojtarë të fortë dhe të shpejtë. Lojtarët e krahut i kanë agresivë. Duhet të jemi tejet të fokusuar, të mbajmë topin në posedimin tonë dhe ë pozicionohemi mirë”, tha Schip.
“Për të fituar, e përsëris që duhet të jemi të fortë. Nuk do të jetë ndeshje aspak e lehtë, por ne dëshirojmë të bëjmë çdo gjë për të siguruar tre pikët”, shtoi trajneri i kombëtares greke.
Kosova dhe Greqia gjenden në Grupin B të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022”, së bashku me Suedinë, Spanjën dhe Gjeorgjinë.
Kosova zë vendin e fundit në këtë grup me vetëm katër pikë të arkëtuara, pesë sosh më pak se Greqia që zë vendin e tretë në tabelë.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë