RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Futboll

Trajneri i Gjeorgjisë: Ndeshja ndaj Kosovës nuk do të jetë e lehtë për ne

Përfaqësuesja e Kosovës do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku këtë muaj do të zhvillojë dy ndeshje, njërën si mysafirë kundër Suedisë dhe tjetrën si vendas ku

nga B.K5 tetor 20215 tetor 2021


Përfaqësuesja e Kosovës do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku këtë muaj do të zhvillojë dy ndeshje, njërën si mysafirë kundër Suedisë dhe tjetrën si vendas kundër Gjeorgjisë.
Ndeshja e parë kundër Suedisë do të zhvillohet më datën 9 tetor në stadiumin “Friends Arena”, kurse ndeshjen e dytë ndaj Gjeorgjisë, “Dardanët” do ta zhvillojnë më 12 tetor si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Para ndeshjes mes Kosovës e Gjeorgjisë, trajneri i kësaj të fundit ka mbajtur një konferencë për media, ku e cilësoi Kosovën si kundërshtarë të fortë që nuk duhet të nënvlerësohet.
“Duke e konsideruar kompozimin e kosovarëve, ku lojtarët e tyre luajnë në Napoli, Lazio, Roma dhe skuadra të tjera të mëdha, ne ende nuk kemi lojtarë që luajnë në këto lloje të skuadrave. Ne punojmë shumë dhe shpresojmë që në të ardhmen lojtarët tonë të luajnë në klube dhe liga më të forta, ky është qëllimi jonë”, tha Sagnol.
“Sidoqoftë, duhet shumë punë për ta arritur këtë gjë. Kur ne luajmë kundër një kombëtareje që lojtarët e saj luajnë në nivelet më të larta, nuk mund të themi që një ndeshje si kjo do të jetë e lehtë për ne, dhe ky është fakt”, shtoi trajneri i Gjeorgjisë.
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Gjeorgjisë gjenden në Grupin B së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Spanjës, Greqisë dhe Suedisë.
Sa i përket renditjes, Kosova pozicionohet në vendin e katërt me katër pikë, dy më pak se Greqia në vend të tretë, kurse Gjeorgjia zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë të arkëtuar.

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
LAJMI TJETËR →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë