Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sivjet rreth 800 viktima të dhunës në familjet kosovare

697 raste të dhunës në familje u raportuan sivjet në Kosovë, derisa numri i viktimave ishte rreth 800. Policia sot për rtv21.tv ka informuar se gjatë periudhës janar-mars 2022, viktima të dhunës në fa

nga Egzona Mehmeti14 prill 202214 prill 2022

697 raste të dhunës në familje u raportuan sivjet në Kosovë, derisa numri i viktimave ishte rreth 800. Policia sot për rtv21.tv ka informuar se gjatë periudhës janar-mars 2022, viktima të dhunës në familje ishin 188 meshkuj, ndërsa 581 femra. Në total numri i viktimave të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 769.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, sivjet pati rritje të rasteve të dhunës në familje. 283 viktima të dhunës në familje sivjet u regjistruan më shumë se vitin e kaluar, shkruan rtv21.tv
Në periudhën janar-mars të vitit 2021 janë raportuar 485 raste të dhunës në familje. 119 kanë qenë viktima meshkuj, ndërsa 367 femra. Në total, gjatë tre muajve të parë të vitit 2021, numri i viktimave të dhunës në familje ka qenë 486.
Gjatë vitit 2021, në Polici janë raportuar 2 mijë e 456 raste të dhunës në familje. 500 viktima kanë qenë meshkuj, ndërsa 1986 viktima femra. Në total numri i viktimave ka qenë 2 mijë e 486.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga themelimi i ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje.
“Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente. Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme, dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje  është si parandalimi për dhunën në njërën anë dhe si dhe  trajtimi i rasteve më seriozitet , ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite.”, ka informuar Policia.
Rastet e dhunës në familje, siç ka theksuar policia, në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme.
Policia e Kosovës në përgjigjje për rtv21.tv ka shtuar që në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e  dhunës në familje.
“Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj. Natyrisht se bashkëpunimi me media dhe përdorimi i rrjeteve sociale na ka ndihmuar që porosia jonë të përhapët dhe të shkojë të sa më shumë persona, e ky është qëllim primar , sepse pas vetëdijesimit, vije deri te shtimi i njoftimeve për raste të tilla.”, ka bërë të ditur tutje Policia./21Media

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

9 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

10 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

13 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

13 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

15 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

10 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

11 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

12 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

13 orë më parë