RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA-ja mban Samitin për Demokracinë, do të marrë pjesë edhe Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Demokraci, i cili do t`i zhvillojë punimet në mënyrë virtuale më 9-10 nëntor dhe në të cilin do të marrin pjesë më shumë se

nga Venera Grabanica9 dhjetor 20219 dhjetor 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Demokraci, i cili do t`i zhvillojë punimet në mënyrë virtuale më 9-10 nëntor dhe në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 110 shtete nga mbarë bota.

Hapja e Samitit do të bëhet nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ndërkaq Presidentja Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.

Në këtë Samit do të marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata nga sektori privat, ndërkaq është paraparë të diskutohet për: forcimin e qëndrueshmërisë demokratike, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen kundër autoritarizmit, mbrojtjen e institucioneve demokratike, kundërshtimin e autoritarizmit digjital dhe afirmimin e vlerave demokratike.

Fjalimi i Presidentes Osmani që fillon në ora 16:00 (sipas kohës lokale të Kosovës) mund ta ndiqni në këtë link.

Ftesa për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci i është dërguar Presidentes Osmani nga presidenti Biden më 9 nëntor. Presidentja ka përshirë në delegacionin e saj që do të marrin pjesë virtuelisht në samit edhe përfaqësues të institucioneve të tjera publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. /21Media

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)
Lajme

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)

7 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë