🇽🇰 Kosova
Osmani në SHBA njofton për aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë
nga Venera Grabanica18 tetor 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do të jetë edhe folëse kryesore.
Përmes rrjeteve sociale, Osmani ka njoftuar për takimet që nisi sot atje, ndërsa tha se është falënderuese për ftesën dhe “diskutimin dinamik”.
“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës. Falënderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”, ka shkruar ajo.











