Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Reagon Rama: Pengmarrësit e protestës po përpiqen të dezinformojnë studentët

nga Venera Grabanica8 janar 2019

Një grup studentësh sot protestuan për disa minuta para Ambasadës amerikane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Twitter, ka regaur sërish për protestat e studentëve duke u shprehur se pengmarrësit që degjeneruan protestën tani po përpiqen të dizinformojnë studentët.

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”.Është miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit! Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”, ka shkruar Edi Rama.

Ndërkohë një grup studentësh vijuan sot protestën pa paralajmëruar. Ata protestën mesditën e sotme (8 janar 2019) e kanë zhvendosur drejt Ambasadës amerikane. Qëndrimi tyre zgjati vetëm pak minuta dhe protesta ishte e karakterit simbolik. Ajo u monitorua nga forca të shumta policie. /oranews

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →