Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar planet për ndalimin e aksesit në mediat sociale për përdoruesit nën moshën 16 vjeç, duke e cilësuar këtë si një hap të madh për mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetin e tyre mendor.
Sipas deklaratës së bërë në Downing Street, Starmer tha se mediat sociale po ndikojnë negativisht tek të rinjtë, duke rritur rastet e ngacmimit online dhe duke dëmtuar mirëqenien e tyre psikologjike.
“Mediat sociale i bëjnë fëmijët të pakënaqur, ua bëjnë më të lehtë ngacmuesve t’i abuzojnë dhe mund të dëmtojnë shëndetin e tyre mendor,” u shpreh ai.
Ai ka theksuar se masa e propozuar shkon edhe më tej se rregulloret ekzistuese në vende të tjera.










