Putin urdhëron dërgimin e trupave në Ukrainën lindore
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka urdhëruar dërgimin e paqeruajtësve rusë në rajonet lindore të Ukrainës. Sipas një dekreti të nënshkruar nga kreu i Kremlinit në Moskë të hënën, njësitë duhet të
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka urdhëruar dërgimin e paqeruajtësve rusë në rajonet lindore të Ukrainës.
Sipas një dekreti të nënshkruar nga kreu i Kremlinit në Moskë të hënën, njësitë duhet të sigurojnë ppaqen në “Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donetskut” të cilat Moska tani i njeh si shtete të pavaruar, shkruan DPA, përcjellë rtv21.tv
Putin ka nënshkruar sot dekretet për të njohur dy rajonet lindore si Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut si entitete të pavarura, duke sfiduar paralajmërimet e Perëndimit se hapa të tillë do të jenë ilegalë dhe do të shkatërrojnë negociatat për paqe.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO kanë dënuar ashpër vendimin e presidentit rus./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë






