RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Putin për konfliktin në Ukrainën Lindore: Duket si gjenocid

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se konflikti në Ukrainën lindore midis ushtrisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë duket si gjenocid. Komentet e Putinit erdhën pasi Presidenti i SHBA-së

nga Xh.D10 dhjetor 202110 dhjetor 2021

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se konflikti në Ukrainën lindore midis ushtrisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë duket si gjenocid.
Komentet e Putinit erdhën pasi Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ishte planifikuar të fliste me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe krerët e vendeve të tjera në kufijtë e Rusisë të shqetësuar për agresionin ushtarak të Kremlinit.
“Më duhet të them se rusofobia është hapi i parë drejt gjenocidit. Ju dhe unë e dimë se çfarë po ndodh në Donbass. Sigurisht që duket si gjenocid”, tha udhëheqësi rus.
Putini ka bërë më parë krahasime të ngjashme në lidhje me luftën në Ukrainën lindore, duke përfshirë në vitin 2015 dhe 2019.
Shumica e njerëzve në Ukrainë flasin si ukrainisht ashtu edhe rusisht, megjithëse rajonet në jug, lindje dhe disa në qendër, janë kryesisht rusishtfolës dhe tradicionalisht kanë qenë më miqësorë me Rusinë.
Një kryengritje popullore në Ukrainë detyroi një regjim të mbështetur nga Moska të largohej nga detyra në vitin 2014.
Që atëherë Moska ka aneksuar Krimenë dhe forcat e Kievit janë të bllokuara në konflikt me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Luftimet atje kanë kushtuar rreth 13,000 jetë deri më tani.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë akuzuar për javë të tëra Rusinë për planifikimin e një pushtimi të Ukrainës dhe grumbullimin e trupave përgjatë kufijve të Kievit./21Media

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë