Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Protesta e punëtorëve të “Kosova Thëngjillit”, arrestohet protestuesi që tentoi të hynte në qeveri
🇽🇰 Kosova

​Protesta e punëtorëve të “Kosova Thëngjillit”, arrestohet protestuesi që tentoi të hynte në qeveri

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, një shoqëri aksionare e krijuar në vitin 2013, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë protestuar sërish para ndërtesës së qeverisë. Për një moment

nga B.K8 mars 20238 mars 2023

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, një shoqëri aksionare e krijuar në vitin 2013, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë protestuar sërish para ndërtesës së qeverisë. Për një moment ka pasur edhe tensione, kur një protestues ka tentuar të hyjë në ndërtesë, që sipas protestuesve të tjerë, dëshironte të takonte kryeministrin Albin Kurti.
Ata dolën në sheshin kryesor të Prishtinës për të kërkuar rikthimin në punë dhe kompensimin e pagave për 9 muaj. Në këtë protestë mbeti i arrestuar edhe një punëtor nga “Kosova Thëngjilli”, emër i njohur për redaksinë.
KP ka tentuar të komunikojë me zëdhënësit e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për të marrë më shumë informacione në lidhje me arrestimin, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Një prej protestuesve, Enver Sadiku, deklaroi për KP arsyet e arrestimit, ndërsa tha se protestuesi kishte punuar pa pagë për 8 muaj dhe dëshironte vetëm ndihmë prej kryeministrit.
“Unë e njoh at djalë, është ai i cili tetë muaj ka ruajtur objektet e kompanisë sonë me grupin e vetë, që tetë muaj është duke kujdestaruar pa të ardhura personale, dhe jam shumë i bindur që ka dashtë t’i kërkojë ndihmë kryeministrit, qëllim tjetër nuk ka dhe nuk ka pasur. Është edhe pjesëtar i luftës, është djalë me nivel të lartë, porse qëllimin e ka pas vetëm të kërkojë ndihmë, arsye tjetër nuk ka pasur… Ai veç vrapoi të takohet me kryeministrit dhe aty ndodhi, mirëpo është djalë punëtor dhe që ka dhënë kontribut gjatë luftës dhe në kompani”, tha Sadiku.
“Kosova Thëngjilli”, si kompani e licencuar për shitjen e thëngjillit të përpunuar në Kosovë, ka pasur një kontratë me KEK-un për të blerë nga ajo thëngjillin dhe më pas për ta shitur. Në bazë të kontratës 3-vjeçare sasia e thëngjillit ishte 600 mijë tonë që, sipas KEK-ut, ishte shpenzuar.
“Ne jemi punëtorë të ‘Kosova Thëngjillit’ dhe prej muajit korrik jemi pa të ardhura personale. Ne e furnizojmë me qymyr kompanitë vendore të vendit, e kemi furnizuar që 20 vjet edhe Ferronikelin, prej korrikut të vitit 2022 jemi pa punë, sepse KEK-u nuk na furnizon me qymyr, thëngjill, sepse thotë se sipas marrëveshjes e kemi harxhuar sasinë në bazë të kontratës që e kemi pas me këta. Sot kemi ardhur me protestë që bordi i KEK-ut i vitit 2019 e ka marrë një vendim të na kthejë neve në KEK, aty edhe ku e kemi pas vendin, mirëpo qeveria ta merr dhe ta shqyrtojë atë vendim, dhe derisa ta bëjë shqyrtimin e vendimit ne jemi të gatshëm të fillojmë punën me ndihmën e qeverisë, pa qeverinë ne nuk punojmë, kërkojmë ndihmën e qeverisë”, vijoi Sadiku.
Ndërsa, kryetari i aksionarëve, Imri Resetlica, deklaroi se insistojnë për një takim me kryeministrin Albin Kurti për të zgjidhur çështjen e tyre.
“Arsyeja e kësaj proteste është që të dalim për të shprehur pakënaqësitë tona, për krijimin e vendeve të punës dhe për vazhdimin e punës. Ne kemi kërkuar sot që të takohemi, por për momentin nuk kemi askënd, e kemi bërë kërkesën edhe më herët e kam bërë kërkesën ndaj kryeministrit… Ne këtu kemi dalë në mënyrë të qetë dhe kemi dalë t’i shprehim pakënaqësitë tona dhe kemi dalë të kërkojmë punë. Nuk është hera e parë, kemi dalë qe tetë muaj dhe ne kërkuam një takim me kryeministrin”, tha Restelica.
Ndërsa, një tjetër punëtor i kësaj kompanie, i mllefosur ndaj kryeministri Kurti, tha se i kanë lënë në rrugë pa asnjë të ardhur.
“Qe 9 muaj nuk kemi marrë paga, ‘Kosova Thëngjillin’ e kanë mbyllur, kjo qeveri e jona në krye me Albin Kurtin, i cili nuk do të jap fare llogari, të jap sqarime për këtë punë, prandaj na që 9 muaj kemi mbetur pa paga, kemi mbetur pa punë, kurse reparti është në gjendje të gatshme për punë, thëngjilli është i KEK-ut, vetëm neve si punëtore na kane lënë në rrugë që 9 muaj të ballafaqohemi me institucione tona”, deklaroi ky punëtor.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

9 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

10 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

13 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

13 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

15 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

10 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

11 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

12 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

13 orë më parë