
Osmani dekreton 31 gjyqtarë me mandat fillestar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar, pothuajse gjysma prej tyre gra. Në njoftim thuhet se në ceremoninë e
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar, pothuajse gjysma prej tyre gra.
Në njoftim thuhet se në ceremoninë e betimit para presidentes Osmani, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.
“Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar”, thuhet në komunikatë.

Më të fundit
Të gjitha →
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së






