
Osmani dekreton 20 gjyqtarë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekretuar sot 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjyqtarët e rinj u zot
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekretuar sot 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri.
Osmani ka theksuar se drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror.
“Ajo shtoi se gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






