RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Nga mesjava ndryshim i motit, temperaturat ulen nën 20°C
🇽🇰 Kosova

​Nga mesjava ndryshim i motit, temperaturat ulen nën 20°C

Edhe gjatë kësaj jave, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ndonëse të ngrohta në fillim të javës, për t’u pasuar nga masa më të ftohta në pjesën e

nga Gentrita Xhemajli8 qershor 20268 qershor 2026

Edhe gjatë kësaj jave, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ndonëse të ngrohta në fillim të javës, për t’u pasuar nga masa më të ftohta në pjesën e dytë të saj.

Nën këto kushte, dita e hënë u karakterizua me diell dhe vranësira, ndërsa kryesisht rreth zonave malore në jug dhe perëndim të vendit pati edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe lokalisht të përcillen me rrebeshe të izoluara shiu, por në zona të caktuara edhe më intensive, me mundësi për breshër dhe të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Nga dita e enjte, fillimisht do të mbajë mot me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat do të pasohen nga një sistem frontal që vjen nga veriperëndimi i kontinentit, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe lokalisht breshër.

Sipas MeteoKosova, dita e premte do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta. Gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes priten rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh. Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, rreth vlerave apo edhe nën 20°C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht priten reshje të pakta shiu. Masat e ftohta do të vazhdojnë të dominojnë, megjithatë ka tendenca për rritje të lehtë të temperaturave.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë