
Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në orët e mbrëmjes vazhdojnë reshjet e borës dhe temperaturat janë nën zero gradë Celsius, ndërkohë që rrugët janë kryesisht të kalueshme. Pas motit pranveror që mbretëroi ditën e shtunë me temperatur
Në orët e mbrëmjes vazhdojnë reshjet e borës dhe temperaturat janë nën zero gradë Celsius, ndërkohë që rrugët janë kryesisht të kalueshme.
Pas motit pranveror që mbretëroi ditën e shtunë me temperatura maksimalet deri në 17 gradë Celsius, dita e diel ngjason krejt ndryshe, si rezultat i ndryshimeve në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës, e cila ka sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore.
Temperaturat minimale sonte pritet të jenë nën zero, përkatësisht minus 1 gradë Celsius dhe era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 metër për sekondë. Por, si do të mbretërojë moti javën e ardhshme?
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të qetë. Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, kryesisht në periudhën nga e hëna deri të mërkurën. Të enjten parashihen që vende-vende të ketë riga shiu. Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.
E hënë
Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga Verilindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.
E martë
Parashikohet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 6 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit
E mërkurë
Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
E enjte
Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
E premte
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






