Ndeshjet e Grupit C, Italia synon fitore ndaj Bullgarisë
Ndeshjet kualifikuese të fazës së grupeve në Botërorin “Katar 2022” do të vazhdojnë sot, ku në kuadër të Grupit C, Kombëtarja e Italisë do të përballet me atë të Bullgarisë. Italia do t’i rikthehet
Ndeshjet kualifikuese të fazës së grupeve në Botërorin “Katar 2022” do të vazhdojnë sot, ku në kuadër të Grupit C, Kombëtarja e Italisë do të përballet me atë të Bullgarisë.
Italia do t’i rikthehet futbollit në nivel kombëtaresh pas triumfit në Kampionatin Evropian Euro 2020, në të cilin u shpall kampione.
Ajo sot do të zhvillojë ndeshje kundër Bullgarisë.
Në Grupin C, së bashku me Italinë dhe Bullgarinë gjendet edhe kombëtarja e Lituanisë dhe ajo e Irlandës së Veriut.
Italianët kanë rekord 100% të fitoreve, duke u pozicionuar në vendin e parë të Grupit C, kurse në vend të dytë gjendet Zvicra me gjashtë pikë.
Irlanda e Veriut dhe Bullgaria kanë arkëtuar nga një pikë në pozitat tre dhe katër, kurse në vendin e fundit gjendet Lituania me asnjë pikë.
Ndeshjet e Grupit C që do të zhvillohen sot i gjeni më poshtë.
Grupi C
20:45 Italia – Bullgaria (Stadiumi Artemio Franchi)
20:45 Lituania – Irlanda e Veriut (Stadiumi LFF-Vilnius).

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






