Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Fitore e thellë e Kosovës U18 ndaj Bullgarisë

nga Venera Grabanica13 gusht 2024
Fitore e thellë e Kosovës U18 ndaj Bullgarisë

Kosova U18 ka shkëlqyer dhe ka fituar bindshëm ndaj Bullgarisë U18, me rezultat 37:20, të martën në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të Evropianit në Prishtinë.

Me këtë fitore, Kosova U18 ka bërë hapin vendimtar drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

Të enjten prej orës 18:30, Kosova luan ndaj Azerbajxhanit dhe pritet ta konfirmojë vendin në gjysmëfinale.

Sërish me pritje të shumta është dalluar portieri Olt Kabashi. Olsi Mulaj i kishte 11 gola, ndërsa Granit Kadiri tetë. Kadiri edhe u shpall më i miri i ndeshjes. Kontribut në fitoren e thellë kanë dhënë të gjithë lojtarët.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →