RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri Hamza e quajti Albulena Haxhiun juriste të dobët

Fjalosje ndërmjet Bedri Hamzës dhe Albulena Haxhiut Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza janë përplasur sot gjatë seancës së Kuvendit li

nga Egzona Mehmeti30 janar 201930 janar 2019

Fjalosje ndërmjet Bedri Hamzës dhe Albulena Haxhiut

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza janë përplasur sot gjatë seancës së Kuvendit lidhur me çështjen e shpenzimit të buxhetit për vitin 2019.

Haxhiu ka deklaruar se ministri Hamza ka bërë vepër penale duke shkelur ligjin për financat publike. Ajo ka kërkuar llogari nga Hamza për vlerat e shpenzuara, që ajo i ka quajtur në mënyrë jo ligjore.

Deputetja e VV-se ka pyetur ministrin e Financave se sipas cilës bazë ligjore po i vijon shpenzimet e buxhetit të shtetit në vitin 2019, meqë Kuvendi ende nuk e ka miratuar buxhetin për këtë vit.

Hamza duke u thirrur në legjislacionin në fuqi ka thënë se për muajin janar 2019 buxheti është dhënë në dispozicion, në bazë të ndarjeve buxhetore të ligjit numër 06L-020 për buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

Ndërsa, Haxhiu ka thënë se vetëm Kuvendi me anë të një vendimi mund të autorizojë zgjatjen e buxhetit për tre muaj.

“Unë do të doja që të lexoja nenin 24, paragrafi 2 i ligjit për menaxhimin e financave publike, që thotë ‘vetëm Kuvendi me anë të një vendimi mund ta autorizojë zgjatjen e ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal’. Ligji për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal në asnjë rast nuk mund të zgjatet për më shumë se 3 muaj të vitit të ardhshëm fiskal, që nënkupton deri në mars. Por, të drejtën për ta zgjatur e ka vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës, zoti ministër a e ka bërë këtë Kuvendi i Republikës së Kosovës? Pra ju jeni duke e shkelur ligjin për menaxhimin e financave publike, ju po bëni vepër penale, dhe na njoftoni sa është vlera që keni shpenzuar në mënyrë jo ligjore deri tani”, ka thë Haxhiu.

Si përgjigjie, ministri Hamza e ka quajtur Haxhiun juriste të dobët, duke i thënë që mos ta bllokoi komisionin me qëllim të pamundësimit të aprovimit të buxhetit.

“Zonja Haxhiu me sa e di unë je juriste dhe me folë diçka çka të niva tash, sinqerisht është çudi, seriozisht u befasova, lexo ti sa dush ligjin, edhe unë e lexova ligjin, e nuk je ti më e mirë se shumë juristë që e kanë interpretuar e nuk është hera e parë që ndodh në Kosovë. Por unë e kam një lutje tjetër për ty zonja Haxhiu mos e blloko komisionin që me pamundësuar aprovimin e buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mos i dëmto qindra mijëra pensionistë që me i marrë pensionet me rritje, mos u bë destruktive dhe mos shkakto pengesa sepse ke obligim me kry punën tënde si deputete, kryeje punën. Ti je aq juriste e dobët sa të gjitha rastet që ti i ke paraqit dhe prezantuar gjykata t’i ka hedh poshtë dhe ka me t’i hedh poshtë sepse nuk ke lidhje me profesionin që ti konsideron që je një juriste”, ka thënë Hamza.

Në seancën e nesërme të kuvendit pritet të votohet buxheti për vitin 2019.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë