Hamza vlerëson lartë ndihmën dhe kontributin e Suedisë për Kosovën
Ministri Hamza sot u takua me ambasadoren suedeze Ahliny Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny, ku disku
Ministri Hamza sot u takua me ambasadoren suedeze Ahliny
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në KosovëKarin Hernmarck Ahliny, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e financave dhe ekonomisë.
Ministri Hamza duke uruar Ambasadoren Ahliny për detyrën e falënderoi atë për ndihmën dhe kontributin që shteti suedez ka dhënë dhe vazhdon të jap për institucionet e Kosovës, në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti suedez i ndihmon Kosovës në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave të paluajtshme.

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





