RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Më 15 prill seanca konstituive e Kuvendit, kush do ta formojë qeverinë?
🇽🇰 Kosova

Më 15 prill seanca konstituive e Kuvendit, kush do ta formojë qeverinë?

Gjashtë ditë pas certifikimit të zgjedhjeve, presidentja Osmani, shpalli datën për konstitutiimin e legjislaturës së re të Kosovës. Seanca e Kuvendit do të mbahet pas dy javësh. “Presidentja e Republi

nga B G2 prill 20252 prill 2025

Gjashtë ditë pas certifikimit të zgjedhjeve, presidentja Osmani, shpalli datën për  konstitutiimin e legjislaturës së re të Kosovës.

Seanca e Kuvendit do të mbahet pas dy javësh.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”.

Seanca e parë konstituive udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu në sallë. Kuvendi më pas zgjedh kryetarin dhe pesë nënkryetarët. Kryeparlamentari propozohet nga grupi më i madh dhe zgjidhet me shumicë votash.

Pas konstituimit të Kuvendit nisin procedurat për formimin e Qeverisë. Sipas Kushtetutës, presidentja duhet t’ia propozojë Kuvendit emrin e kandidatit për kryeministër, në konsultim me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se Qeveria e re do të formohet shumë shpejt.

“Sa i përket zgjedhjeve krejt çka presim është të themelohet shumë shpejtë Qeveria e Kosovës në parlament. Fillimisht parlamenti duhet të konstituohet. Besoj se i kemi numrat”, tha Konjufca.

Nëse partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta formojë Qeverinë, partitë opozitare janë gati ta bëjnë atë edhe pse posti i kryeministrit mund të krijojë problem.
PDK-ja thotë se i takon kryeministri si parti e dytë, por  këtë post LDK-ja e ka vënë kusht për bashkëpunim.

Edhe në AAK janë të pajtimit se posti i kryeministrit i takon PDK-së duke bërë thirrje që partitë e tjera të mos ngulin këmbë në këtë çështje.

“AAK është e bindur në qëndrimin e saj që në asnjë rrethanë nuk hyn ne koalicion dhe bashkëpunim me VV-në por aleanca punon çdo dite me u arritë një koalicion i partive opozitare dhe me formu qeverinë opozita. Edhe ne bazë të kushtetutës nëse partia e parë dështon me kriju qeverinë posti i kryeministrit takon partisë së dytë dhe mendoj se nuk duhet asnjë parti opozitare me ngule këmbë pozitën e kryeministrit për me bë një koalicion opozitar. Nëse e shohim situatën e Kosovës nuk duhet të vendosen kushte për me marrë pozitën e kryeministrit por duhet me punu pa kusht me arritë një koalicion me kriju një shumicë parlamentare dhe me formu qeverinë dhe me vazhdu kosovar rrugëtimin e saj euroatlantik”, tha Demhasaj për rtv21

Siaps Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, më e mundshme është një qeveri nga Vetëvendosja sesa nga opozita.

“Qeveria që i duhet vendit është me një bazë të gjerë politike dhe për këtë duhet një koalicion i VV-së me një nga dy partitë e mëdha opozitare. Nëse VV-ja, nuk arrin formimin e Qeverisë, në kuptimin e numrave është i mundshëm një koalicion i opozitës dhe komuniteteve… Por opozita ka treguar se s’është një grup homogjen e sidomos sa i përket mandatarit për formimin e qeverisë. Një qeveri e opozitës është më pak e mundshme sesa një qeveri me VV-në me disa deputetë apo ndonjë koalicion me cilëndo parti opozitare. Gjasat e mëdha janë që seanca konstituive të jetë seanca kur zgjidhen institucionet dhe nëse arrihet një koalicion mesi eventualisht fundi prillit mund të e jetë periudha kur vendi do të jetë me institucione të reja por mbetet të shihet nëse institucionet do të formohen me një numër minimal apo me një përfshirje më të madhe politike”, tha Cakolli.

Rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit u certifikuan më 27 mars. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 mandate në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 mandate. Minoritetet ndërkaq kanë 20 mandate./RTV21/21Media

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë