Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë

nga B G8 tetor 2025
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë

Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Gjykata ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Me anë të këtij vendimi gjykata ka urdhëruar Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.

Vendimin mund ta gjeni KËTU

Lajm do të përditësohet…


Kushtetuesja sot ose nesër del me vendimin për konstituimin e Kuvendit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të publikohet sot ose nesër më së voni, merr vesh RTV21  nga burimet.

Gjykata Kushtetues në njoftimin për vendimin tha se ka konstatuar se Kuvendi nuk është i konstituuar.  Kjo për shkak se nuk është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb, e për këtë në Kushtetuese është ankuar Lista Serbe.

Kandidati i kësaj partie nuk pati votat e nevojshme për t’u zgjedhur./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →