RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
​”Këtu bëhet fjalë për emrin e Kosovës”, Bello i bindur në suksesin e Prishtina 2030
Futboll

​”Këtu bëhet fjalë për emrin e Kosovës”, Bello i bindur në suksesin e Prishtina 2030

Stavri Bello, president i Komisionit të Koordinimit të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, ka shprehur bindjen se Kosova do të arrijë ta organizojë me sukses edicionin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2

nga V.G30 korrik 202630 korrik 2026

Stavri Bello, president i Komisionit të Koordinimit të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, ka shprehur bindjen se Kosova do të arrijë ta organizojë me sukses edicionin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke vlerësuar se mikpritja, infrastruktura në zhvillim dhe angazhimi institucional janë elementët kryesorë që do ta çojnë drejt suksesit këtë ngjarje.

Në një intervistë për SportCast në KosovaPress, Bello tha se vizitat e shpeshta në Kosovë gjatë viteve të fundit i kanë krijuar besimin se vendi është në rrugën e duhur për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

“Patjetër që, personalisht nuk kam dyshim në rastin e suksesit, nga sa kam parë këtu unë, e kam vizituar vitet e fundit rregullisht, shumë shpesh Kosovën dhe nuk kam dyshim në suksesin sepse arma e fortë e jona, do ta quaj, është mikpritja. Është ajo çka ne u ofrojmë të huajve, siç u ofrojmë shpinën tonë të jenë. Dhe kjo është diçka që do ta ekspozojë Kosovën në sytë e të huajve në mënyrën më të mirë të vet të mundshme nëse do t’i ofrojmë atyre edhe infrastrukturë moderne që mundësitë ekzistojnë, akomodimi padyshim në qendrën universitare edhe tashti që po vija me makinë e pashë, është një zonë me jeshillëk e rrethuar, në një zonë shumë e mirë, pra i plotëson kushtet më të mira të një fshati mesdhetar. Kështu që mendoj që suksesi sigurisht me angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve, nëse ne do presim vetëm nga një institucion, nuk mund të arrihen të gjitha. Këtu nuk bëhet fjalë emri i sportit të Kosovës, këtu bëhet fjalë emri i Kosovës. Dhe, e di ku e kam këtë besim? Unë kam qenë për herë të parë në Kosovë në vitin 1979. Shumë kohë përpara, kam qenë me përfaqësuesen e basketbollit të të rinjve të basketbollit, të ekipit kombëtar e kemi luajtur”, tha Bello.

Presidenti i Komisionit të Koordinimit kujtoi edhe vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1979 me ekipin kombëtar të të rinjve në basketboll, duke rrëfyer se kishte mbetur i impresionuar kur kishte mësuar se Pallati i Rinisë dhe Sporteve ishte ndërtuar me kontributin e qytetarëve të Prishtinës.

“Kam mësuar atëherë, na vinte çudi, që Pallati i Rinisë është ndërtuar me kontributin e qytetarëve të Prishtinës. Ashtu, që atëherë dhe sot rinia nuk e di këtë. Një pjesë e rinisë nuk e dinë. Kështu që kjo është një bazë, është një themel se çfarë do të thotë për Kosovën të organizojë Lojërat Mesdhetare. Prandaj them që kam besimin që suksesi do të jetë i garantuar sepse atëherë na vinte çudi se si mundet qytetarët të paguajnë nga rroga e tyre për të ndërtuar një pallat sporti, e sot që ka më shumë mundësi, duhet që dikush të mendojë për të investuar në këtë infrastrukturë madhore”, deklaroi Bello.

Bello theksoi se organizimi i Lojërave Mesdhetare kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, duke nënvizuar se kjo nuk është vetëm një çështje sportive, por edhe e imazhit të shtetit.

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

1 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 min më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

1 min më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

57 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

2 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

2 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

3 orë më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

3 orë më parë