
“Fadil Vokrri” ndriçohet sonte për një superderbi
Reflektorët e stadiumit “Fadil Vokrri” do të ndizen edhe sonte, por kësaj radhe për një ndeshje të Superligës së Kosovës. Bëhet fjalë për ballafaqimin e dy gjigantëve të futbollit kosovar, Prishtina
Reflektorët e stadiumit “Fadil Vokrri” do të ndizen edhe sonte, por kësaj radhe për një ndeshje të Superligës së Kosovës.
Bëhet fjalë për ballafaqimin e dy gjigantëve të futbollit kosovar, Prishtina dhe Ballkani që ndeshen në kuadër të xhiros së tetë të kampionatit duke nisur nga ora 20:00.
Ballkani vjen pas fitores së madhe në mesjavë ndaj Dinamos së Zagrebit në Ligën e Konferencës me rezultat 2-0 dhe dëshiron ta ruajë epitetin e lideri të tabelës së Superligës.
Prishtina nga ana tjetër po kalon nëpër një krizë të rezultateve. Në pesë ndeshjen e fundit, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka katër barazime dhe një humbje duke u renditur në vendin e pestë me 11 pikë.

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





