RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kërkohet shtyrja e ndryshimit të Ligjit për importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet

Sipas Odës Amerikane, ligji është në kundërshtim me përpjekjet e promovuara për mbrojtjen e mjedisit Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin lidhur me ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-132 mbi

nga Egzona Mehmeti16 korrik 201816 korrik 2018

Sipas Odës Amerikane, ligji është në kundërshtim me përpjekjet e promovuara për mbrojtjen e mjedisit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin lidhur me ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-132 mbi Automjetet, respektivisht ndryshimin e dispozitave me të cilat lejohet importimi i automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet, pavarësisht thirrjeve nga Oda Ekonomike Amerikane dhe shoqatat e tjera të biznesit kundër kësaj iniciative.

“Oda Amerikane beson se ligji është në kundërshtim me përpjekjet e promovuara për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të ndërmarra brenda Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimeve të gazrave të liruara nga automjetet e lehta dhe të rënda”, bëhet e ditur në komunikatë.

Oda Amerikane beson se iniciativat dhe ndryshimet e këtyre përmasave që kanë implikime të gjera në mjedis, siguri në trafik dhe shëndet duhet diskutuar më gjerësisht, ndërsa anëtarët e Kuvendit duhet të marrin parasysh rëndësinë e një qasjeje më gjithëpërfshirëse vendimmarrëse.

“Oda Amerikane rekomandon shtyrjen e ndryshimit të ligjit, deri në publikimin e të gjeturave të vlerësimit të shkaktarëve të ndotjes në vend, proces ky tashmë i iniciuar nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor me ekspertë japonezë”, bëhet e ditur më tutje.

Oda Ekonomike Amerikane, edhe një herë përsërit thirrjen e saj ndaj politikbërësve që të reflektojnë dhe kuptojnë rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me sektorin privat dhe shoqërinë civile, si mënyra e vetme që siguron se ligjet dhe aktet e tjera ligjore janë në shërbim të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve.

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

1 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 min më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

1 min më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

51 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

2 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

2 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

3 orë më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

3 orë më parë