RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Shqipëria do të lejojë importin e automjeteve të vjetra

Qeveria e Shqipërisë do të rihapë importin e automjeteve me moshë mbi dhjetë vjet Vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi, vendimi i cili ndalon importin e makinave të vjetra, pritet të anulohet. Ministria e

nga RTV2124 shkurt 201924 shkurt 2019

Qeveria e Shqipërisë do të rihapë importin e automjeteve me moshë mbi dhjetë vjet

Vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi, vendimi i cili ndalon importin e makinave të vjetra, pritet të anulohet.

Ministria e Energjisë dhe ajo e Turizmit kanë nisur punën për përgatitjen e vendimit të ri, por mbetet ende e paqartë nëse do të lejohen të gjitha automjetet e përdorura, pavarësisht vitit të prodhimit, apo do të ketë një rritje të moshës së lejuar nga 10 vjet në një moshë më të madhe.

Vendimi për të ndaluar importin e makinave më të vjetra se dhjetë vjet u trumbetua nga qeveria si një masë, e cila do të ulte ndjeshëm ndotjen e ambientit.

Vetë kryeministri Edi Rama përmes një videopostimi në Facebook, pati informuar  se 80 për qind e automjeteve në Shqipëri janë me certifikatë euro 3, me moshë të vjetër prodhimi dhe shkaktojnë 3 herë më shumë ndotje nga niveli normal.

Por pas kundërshtimeve nga tregtarët e automjeteve të përdorura, qeveria duket se është tërhequr dhe ka ndryshuar tërësisht qëndrim, duke rikthyer sërish importin e tyre, pavarësisht nivelit të ndotjes.

Aktualisht mosha mesatare e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë është ndër më të lartat në Evropë, rreth 20 vjet, ndërkohë që shumica e vendeve të BE-së kanë vendosur kritere të forta në këtë drejtim, duke lejuar vetëm automjetet me certifikatën euro 6, që janë të viteve më të fundit.

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
LAJMI TJETËR →
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Lexo edhe

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

6 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

26 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

49 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

3 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë