RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jasharaj: Nëse Qeveria reflekton në vikend mund të arrihet marrëveshja

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë dhe të marrë parasysh kërkesat e sindikatave. Ai pas takimit në Këshillin Ekonomik Social u pyet se a “d

nga Egzona Mehmeti9 shtator 20229 shtator 2022

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë dhe të marrë parasysh kërkesat e sindikatave.
Ai pas takimit në Këshillin Ekonomik Social u pyet se a “do të lëshojnë pe” në kërkesën e tyre për 100 euro.
Ai u shpreh optimist pas këtij takimi se në vikend do të arrihet marrëveshja.
“Nuk mund të flas tani se janë njerëzit tjerë që i bëjnë këto planifikime dhe unë besoj që BSPK është e gatshme për dialog. Çfarëdo të bëjë konkretisht unë nuk mund të them se është ekipi i ekspertëve. Atë që neve na thonë njëri prej përfaqësuesve të BSPK-së në takim do të marrë vendimet edhe nga anëtarësia, edhe nga ekipet e ekspertëve dhe do t’ia paraqesim qeverisë. Me urimin që edhe qeveria mos të këmbëngulë me vendimet e veta 50 dhe pikë. Nëse të dy palët jemi vërtetë për dialog, e shtunja dhe e diela mund të sjellin edhe ndryshime. Nëse jo, atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e ndryshojmë as ne”, tha Jasharaj.
Për më tepër tha se takimi prej tri orësh ishte i vështirë.
“Ishte takim i vështirë, vet fakti që Këshilli Ekonomik nuk është takuar tash e katër muaj, ka pasur tema që janë grumbulluar dhe kishte tema të tjera. Kërkesa jonë është që ulen të shtunën dhe të dielën”, shtoi Jasharaj.
Në orën 15:00 ka filluar mbledhja e Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë