Izmaku optimiste: Do të arrihet marrëveshja, qeveria para fundit të afatit 30 ditor
(Lajm i përditësuar)
Izmaku optimiste: Do të arrihet marrëveshja, qeveria para fundit të afatit 30 ditor
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku në ”Click” të RTV21 shprehu optimizëm në lidhje me krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Ajo theksoi se beson se do të arrihet një marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare dhe se Kuvendi do të konstituohet përpara përfundimit të afatit 30-ditor të caktuar nga Kushtetuta.
Tutje Izmaku shtoi e do të ketë lëvizje pozitive dhe kompromise të dyanshme.
”Unë besoj që nuk do të vijë deri në këtë momentum, do të kemi qeveri deri te aj momentum. Do të kemi levizje pozitive më shpejt se sa pritet, ka me pas kompromise të dy anëshme edhe ka me ardhe te një zgjidhje. Po flas në bazë të ambientit, nuk e shoh qe Kurti dhe VV nuk po dëshirojnë me i kriju institucionet”, tha Izmaku.
”Koalicioni me AAK-në”, Izmaku: Nuk ka përfunduar gjithçka, Nisma ruan marrëdhënie me të gjitha partitë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në “Click” të RTV21 foli për marrëdhëniet me AAK-në pas prishjes së koalicionit mes tyre.
Ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë konflikt që ka përfunduar përfundimisht, duke shtuar se ndryshimet në ambiciet politike janë normale dhe se Nisma vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira dhe biseda të përditshme me të gjitha subjektet politike.
”Nuk ka pasur ndonjë konflikt që me thënë ka përfunduar gjithçka, e kemi pasur një koalicion me një mendim pozitiv e kemi filluar për një marëveshje më të gjatë, por gjatë rrugës ndryshojnë ambiciet e subjekteve politike edhe të individëve brenda grupeve që marrin drejtime tjera. Nuk ka përfunduar me askëndë asgjë Nisma është në relacione shumë të shëndosha me të gjitha subjektet politike, bisedojmë çdo ditë”, tha Izmaku duke komentuar koalicionin dhe prishjen e tij me AAK-në
Izmaku: Për neve është shumë e rëndësishme me u bo faktor për zgjidhjen e problemit
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në“Click” të RTV21 tha se partia e saj është e përfshirë hapur në bisedime për krijimin e shumicës parlamentare.
Izmaku tutje ka shtuar se është legjitime që Nisma të bashkëpunojë me subjektin që ka fituar zgjedhjet, dhe theksoi se qëllimi i tyre është të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e bllokadës.
”Ne nuk e kemi ndërmend me mshef që jemi në bisedime për me kriju shumicen paralmentare dhe me vazhdu me kriju shumcine paralmantare me subjekktin që e ka fitu shumicen në zgjedhje, është shumë ligjitime. Për neve është shumë e rëndësishme me u bo faktor për zgjidhjen e problemit dhe mos me u bo edhe ne me 3 vota pjesë e problemit”, tha Izmaku.
Izmaku: Vota e Nismës për konstituimin e Kuvendit ka një kusht, Limaj kryetar
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në “Click” të RTV21 tha se me votën e Nismës mund të sigurohen 61 vota të nevojshme, teksa shtoi se një marrëveshje që Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i Kuvendit, është “kushti” për ta votuar kuvendin.
”Deputeti mundet me ndryshu mendimin aty për aty, por së paku nga bisedimet që i kemi me deputetët në Kuvend ata e deklarojnë që e kanë një votë për Limajn, faktor po, por jo qënderor. Pres që do të ketë një marrëveshje ku Limaj do të jetë kryetar i Kuvendit dhe do t’i kem edhe votat e mjaftueshme për Qeverinë”, tha Izmaku.
Izmaku: Fatmir Limaj është figura ideale për kryetar të Kuvendit
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në “Click” të RTV21 tha se figura e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj e plotëson më së miri pozicionin e kryetarit të Kuvendit.
Sipas Izmakut, Limaj ka respekt të ndërsjelltë me të gjitha subjektet politike, dhe për këtë ata kanë menduar se nuk do ishte problem që ”Limaj të votohet për kryetar të Kuvendit”.
”Ne e dimë se figura e Fatmir Limaj i plotëson këtë pozicion i cili nevojitet që të ketë një ose me shumë elemente që e nderlidhin me figurën e kryetarit të Kuvendit, nuk ka të bëjë vetëm me përvojën politike, Limaj e ka shfaq afrëmitetin me të gjitha subjektet politike”, tha Izmaku.
Izmaku: Nuk kemi marrëveshje me VV-në, por bisedimet po vazhdojnë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në një intervistë për emisionin “Click” në RTV21, deklaroi se nuk është hera e parë që seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës zgjatet.
Izmaku tha se Nisma është në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje, por deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.
Sipas saj, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka qenë transparent gjatë gjithë procesit të negociatave.
”Aktualisht ne jemi në bisedime, nuk ka marrëveshje. Limaj ka qenë korrekt bisedimet i ka bërë publike që nga fillimi”, tha Izmaku.











