RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

IKD kërkon të anulohen vendimet që kufizojnë punën në sistemin e drejtësisë

“KGJK dhe OAK po prodhojnë dëme në kurriz të sistemit të drejtësisë ” Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj vendimeve të dy institucioneve në kuadër të sistemi

nga B G10 janar 201910 janar 2019

“KGJK dhe OAK po prodhojnë dëme në kurriz të sistemit të drejtësisë ”

Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj vendimeve të dy institucioneve në kuadër të sistemit të drejtësisë, përkatësisht vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për kufizimin e qasjes së avokatëve në gjykata dhe vendimit të Odës së Avokatëve të Kosovës me bojkotimin e seancave gjyqësore, të cilat sipas IKD-së janë duke prodhuar dëme të mëdha në kurriz të sistemit të drejtësisë dhe sidomos në dëm të drejtave dhe lirive të qytetarëve që janë subjekt të procedurave gjyqësore.

IKD si organizatë që monitoron sistematikisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial, gjen se këto vendime janë duke prodhuar dëme të mëdha, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejtë në shkeljen e të drejtave të qytetarëve. Bazuar në të dhënat e monitorimit sistematik të IKD-së, rezulton se vetëm me 9 janar 2019, janë shtyrë 161 seanca gjyqësore në çështjet penale. Në të gjitha këto raste, më së shumti janë duke pësuar palët në procedurë, duke mos arritur të realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me legjislacionin pozitiv. IKD shpreh shqetësim për këtë situatë të krijuar për shkak të qasjes së KGJK-së dhe OAK-së, të cilat kanë ndikuar që një numër i madh i rasteve të natyrës urgjente siç janë ato të paraburgimit të dështojnë më 9 janar 2019. Me këtë problem janë duke u ballafaquar gjykatësit dhe prokurorët edhe sot me datë 10 janar 2019 për shkak të natyrës urgjente q ë kanë këto raste, të cilat nuk mund të procedohen pa përfaqësimin e avokatëve.

IKD ka analizuar vendimet respektive të këtyre dy institucioneve dhe pasojat e krijuara si rezultat i kësaj situate. IKD vlerëson se KGJK ka vepruar në mënyrë të gabuar dhe pa bazë kur ka nxjerrë vendim/rekomandim për ta rregulluar çështjen e qasjes së avokatëve në gjykata. “Vendimi i KGJK-së për më tepër është selektiv, i pabazuar dhe pa arsyetuar si duhet, i cili ka prodhuar pasoja, duke shkaktuar deme tek palët, duke zvarritur proceset gjyqesore. “, vlerëson KDI

IKD ri-kujton KGJK-në, se në bazë të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila praktikë sipas Kushtetutës dhe ligjit të aplikueshëm në Kosovë është e obligueshme për t’u ndjekur dhe zbatuar nga gjykatat e Kosovës, barazia e palëve ndërmjet prokurorisë dhe mbrojtjes gjatë procedurave penale është aspekt themelor për një proces të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor. “Fatkeqësisht, vendimi i KGJK-së, duke i kufizuar të drejtën e qasjes vetëm avokatëve në ambientet e hapësirave të gjykatave në nivel vendi, ka cenuar rëndë këtë parim, duke i vënë ata në pozitë të pa barabartë me prokurorët e shtetit dhe palët e tjera në procedurë gjyqësore.”, thuhet në njoftim.

Rekomandimet IKD-së për KGJK:

Vendimi lidhur me rregullin dhe disiplinën në gjykatat e Kosovës, duhet të bëhet përmes aktit nënligjor respektivisht rregullores së miratuar në KGJK. Rregullorja duhet të jetë e bazuar në ligj, duke respektuar dhe promovuar standarde që rrisin besimin e publikut dhe integritetin në sistemin gjyqësor të Kosovës, por që në të njejtën kohë i mbrojnë dhe i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha palët në procedurë gjyqësore.

Komunikimi në mes gjykatësve me prokurorë dhe avokatë duhet të jetë komunikim zyrtar, duke u bazuar ne legjislacioin në fuqi dhe praktikat e mira që promovojnë qasjen në drejtësi, dhe duke përjashtuar mundësitë e komunikimit ex parte në mes të gjykatësve me prokurorë apo gjykatësve me avokat mbrojtës apo palë të tjera.

KGJK përmes legjislacionit sekondar të përcaktoj rregullat e qasjes në gjykata, ku përfshihen hyrjet dhe daljet, identifikimin dhe regjistrimin e të gjitha palëve dhe personave që kërkojnë shërbime në gjykata, përfshirë kontrollin dhe monitorimin e zbatimit në praktikë të kësaj rregullative ligjore.

KGJK të krijoj mundësi për avokatët që të ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të lirë dhe të pavarur në objektet e gjykatave, duke përfshirë inventarizimin e zyrave të avokatëve të përcaktuara dhe lejuara nga KGJK, në Pallatin e Drejtësisë dhe sigurim të zyrave në të githa gjykatat e Kosovës.

Rekomandimet e IKD-së për OAK:

OAK duhet të tërheq urgjentisht vendimin për ndalimin e përfaqësimit të avokatëve në të gjitha rastet, duke lejuar përfaqësimin në rastet e natyrës urgjente, siç kërkohet me ligj dhe në komunikim dhe koordinim më KGJK-në të gjejnë një zgjidhje për të mundësuar zhvillimin e procedurave gjyqësore në pajtim me ligjin e aplikueshëm.

Lidhur me këtë vendim të KGJK-së Oda e Avokatëve të Kosovës prej dje ka hyrë në bojkot të përgjithshëm për të gjitha Gjykatat, Prokuroritë dhe Policinë në tërë territorin e Kosovës.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë