RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Haxhiu pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Dikush po tenton të pengojë punën time
🇽🇰 Kosova

​Haxhiu pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Dikush po tenton të pengojë punën time

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar sistemin e drejtësisë se po keqpërdorin kompetencat e tyre për ta penguar punën e saj dhe reformën në drejtësi. Pas intervistimit mbi dy orë nga Pro

nga Venera Grabanica23 korrik 202423 korrik 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar sistemin e drejtësisë se po keqpërdorin kompetencat e tyre për ta penguar punën e saj dhe reformën në drejtësi. Pas intervistimit mbi dy orë nga Prokuroria Speciale, ajo tha se është pyetur për aludimet e saj se prokurorë dhe gjyqtarë në raste të caktuara kanë kërkuar takime jo formale si dhe deklaratën për rastin e Faton Hajrizit dhe arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.

Haxhiu para gazetarëve tha se hetuesve policorë iu ka shpjeguar dy raste me emra konkret ku prokurorë dhe gjyqtarë kanë kërkuar takime, mirëpo tha se ajo dhe qeveria nuk funksionojnë në atë mënyrë.

“Kam shpjeguar se ne si qeveri nuk funksionojmë asi soji, jo sikur të kaluarën. Ne e kemi për obligim që t’i adresojmë reformat në drejtësi, siç e dini po punojmë në vazhdimësi. Po duket se dikujt po i pengon, prandaj Prokuroria Speciale po tenton që të më pengojë në punën time. E kemi pa se në vazhdimësi çfarëdo deklarate që unë kam bërë ata menjëherë kanë dhënë autorizim për policinë që të marrë deklaratën time si dëshmitare….Reagimi vjen pas diskutimeve që i kemi pasur me organet përgjegjëse. Më habitë fakti që prokuroria zgjohet pas reagimit tim në rrjetin social në Facebook pasi është dashur të jetë vigjilente në vazhdimësi për tendencat për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin, po ashtu edhe pas sulmeve të vazhdueshme terroriste siç është rasti në Banjskë dhe së fundmi në Ujman. Por siç duket prokuroria zgjohet vetëm pas deklaratave të mia. Prokuroria më shumë rrinë në profilin në Facebook sesa që merret me punët dhe përgjegjësitë e saj…Kam parë se në vazhdimësi ka pasur përpjekje që me veprime të tilla. Një mënyrë t’i keqpërdorin kompetencat që kanë që t’më ndalin përmes ftesave që më bëjnë në vazhdimësi”, tha ajo.

Sipas saj, intervistimi dyditorë nga Prokuroria Speciale ka mundur të jetë ndryshe, pasi mund të kishte një bashkëpunim institucional dhe jo të ketë përpjekje që të ftohet si dëshmitare në lidhje me deklaratën e saj si përket rastit Hajrizi dhe të arratisurve të tjerë.

“Kjo situatë ka mundur të përmbyllet ndryshe. Unë jam ministre e Drejtësisë, pas reagimit ka qenë e udhës që të më ftojë në kuadër të bashkëpunimit institucional. Por përpjekjet e tyre me autorizim të policisë në cilësinë e dëshmitarit që të intervistohem tregojnë shumë për qasjen që kanë dhe motivet. Është e habitshme dhe shokuese që njëra prej pyetjeve që më është parashtruar sot: ‘Çka ke menduar ti me ndikimet e Serbisë në burgjet e Kosovës’. Ju lutem hyni dhe shihni nëse kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës. Kjo nuk qëndron. Kjo është shpifje dhe thashetheme. Unë asnjëherë nuk kam thënë se Serbia ka ndikim në burgjet e Kosovës. Këtë e ka thënë PDK-ja dhe ca analistë të cilët qëllimshëm kanë mashtruar opinionin”, theksoi ajo.

E para e ministrisë së Drejtësisë tha se pas ikjes së Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese në Smekronicë kanë pasur takime intensive me organet të tjera të sigurisë, mirëpo tha se ky rast mund të ndërlidhen me disa zhvillime të tjera në Serbi.

Sipas saj, vendi ku Hajrizi ka vrarë policin serb është vetëm 9 kilometra nga ku pritet të ndërtohen minierat e litiumit, ku siç deklaron ajo kjo ka ndikuar që të ketë sa më pak zëra kundër marrëveshjes për minierën.

Krahas kësaj, Haxhiu, duke folur për Hajrizin, i cili u vra nga policia serbe, tha se nuk mund të quhet hero një person që ka pasur vepra të rënda në Kosovë.

“Për mua është shqetësuese apo më duhet me thënë është shqetësues diskursi dhe vlerat që po tentohet t’i humbin si shoqëri. Nuk mundet të quhet hero një person i cili ka vepra të rënda, i cili ka plagosur policinë e Kosovës, i cili është dënuar për vepra të rënda kriminale. Pas reagimit dhe qasjes që kam pasur kam pranuar kërcënime nga individ të ndryshëm. Për të shmangur çfarëdo situate e kemi pa të kemi masë mbrojtëse”, shtoi ajo.

Sa i përket kthimit të trupit të tij në Kosovë, ajo tha se kjo s’është kompetencë e dikasterit të saj, por shtoi se do të kërkohet riautopsia e trupit të tij.

“Ndoshta mund të konsiderohet riautopsia e trupit të Faton Hajrizit. Dje është thënë se gjurmët përputhen me personat por natyrisht se na duhen informatat më të rëndësishme”, përfundoi ajo.

Në lidhje me këto çështje, ministrja Haxhiu është intervistuar edhe dje nga Prokuroria Speciale.


Haxhiu përfundon intervistimin nga prokuroria, tregon se çka është pyetur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Prokurorinë Speciale se po tenton të pengojë reformat në drejtësi.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë