I dërguari rus thotë se centrali bërthamor ukrainas po ruhet nga Rusia
I dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka thënë se termocentrali bërthamor ukrainas dhe pjesa përreth tij po ruhen nga trupat ruse. Nebenzya thotë se centrali po punon normalisht
I dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka thënë se termocentrali bërthamor ukrainas dhe pjesa përreth tij po ruhen nga trupat ruse.
Nebenzya thotë se centrali po punon normalisht dhe nivelet e rrezatimit të sfondit janë normale, transmeton rtv21.tv
Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas sulmeve ruse në një central bërthamor ukrainas, ka thënë Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Punonjësit janë duke vëzhguar centralin bërthamor në Zaporizhja, për t’u siguruar se ai është duke punuar në mënyrë të sigurt dhe që nivelet e rrezatimit janë normale, ka thënë Ministra përmes një deklarate në ”Facebook”./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






