Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Hoxhaj thotë se Konjufca ka treguar lidership me vizitën e tij në Hagë

nga E.Bullaku24 qershor 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ditë më parë ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Me këtë vizitë, Konjufca ka treguar lidership. Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në Argument Plus të RTV21.
Hoxhaj tha se kjo vizitë tregon edhe vetëdije shtetërore.
“Tregon që për temat që kanë të bëjnë me të kaluarët, të ardhmen dhe identitetin tonë, Qeveria dhe opozita do të jenë së bashku. Ne do të jemi me zotin Kurti nëse ai e ka përnjëmend të negociojë me Serbinë”, tha Hoxhaj./21Media

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →