RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Haradinaj: 26 vjet më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: 26 vjet më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 26 vjet më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” luftuan

nga Gentrita Xhemajli20 qershor 202520 qershor 2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 26 vjet më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” luftuan me trimëri për të përmbysur robërinë dhe për të hapur rrugën e lirisë.

Ai ka njoftuar se sot është përuruar edhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Komunës së Istogut, ku para pak ditësh është bërë rivarrimi i dëshmorëve, të cilët tani prehen të bashkuar, ashtu siç e meriton sakrifica e tyre.

“Më 20 qershor 1999, u përmbyll largimi i forcave policore dhe ushtarake të regjimit të Millosheviqit nga Kosova, një kapitull i dhunshëm që përfundoi me humbje dhe turp për ta. Sot, krenaria dhe dhimbja bashkohen në përurimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të Komunës së Istogut, ku para pak ditësh u bë edhe rivarrimi i Dëshmorëve të rënë, për t’u prehur të bashkuar, siç e meriton sakrifica e tyre”, ka thënë Haradinaj.

I njëjti ka pohuar se në këtë ditë të madhe kujtojnë me mirënjohje ndihmën jetike të aleatëve strategjikë, SHBA-ve dhe NATO-s, që qëndruan pranë në ditët më vendimtare të ekzistencës.

“Përgjithmonë në kujtesën tonë historike do të jetojnë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit”.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë