”Dy vjet e një muaj e kam mbajtur në shpinë procesin e luftës dhe lirisë”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe veteranët duhet të jenë pjesë e pagës minimale. Haradinaj në ”CLICK”, ka thënë se dy vjet e një muaj e ka mbajtur në shpi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe veteranët duhet të jenë pjesë e pagës minimale.
Haradinaj në ”CLICK”, ka thënë se dy vjet e një muaj e ka mbajtur në shpinë procesin e luftës dhe lirisë.
”Une kam pa me sy qindra njerëz të vrarë, mijëra luftëtar që kanë marrë pjesë në luftime, e dhjetëra- mijëra kanë kalu në duar të mia”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj e ka quajtuar diskriminim mos përfshirjen e veteranëve në pagën minimale.
”Nëse veteranëve iu mohohet e drejta për pagë minimale edhe këtyre do të iu mohohet e drejta me shku në punë”, tha Haradinaj./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






