RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Fondi pensional i kosovarëve arriti në 1.91 miliardë euro

Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar i BQK-së Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sektori pensional vazhdoi të ketë kthim pozitiv në investime dhe rritje të kontributeve të reja,

nga B G8 janar 20208 janar 2020

Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar i BQK-së

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sektori pensional vazhdoi të ketë kthim pozitiv në investime dhe rritje të kontributeve të reja, e që rrjedhimisht rezultoi në rritje të aseteve.

“Sektori pensional përbën 27.3 përqind të gjithsej aseteve të sistemit financiar në vend, duke qenë kështu sektori i dytë për nga pesha e rëndësisë në sistemin financiar. Vlera e stokut të gjithsej aseteve të menaxhuara nga fondet pensionale shënoi rritje vjetore prej 8.8 përqind, dhe arriti vlerën 1.91 miliardë euro”, thuhet në raportin “Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar” të BQK-së.

Në baza tremujore, asetet e sektorit pensional u zgjeruan për 43.9 milionë euro, si rezultat i rritjes së kontributeve të arkëtuara dhe kthimit nga investimet.

“Krahas TM3 2018, vlera e gjithsej aseteve për këtë tremujor ishte më e ulët për 25.7 milionë euro, kryesisht si rrjedhojë e vlerës më të ulët të kthimit nga investimet“, thuhet në raport.

Në këtë tremujor, kontributet e arkëtuara të FKPK u shënuan vlerë prej 46.0 milionë euro, një rritje për 6.1 përqind krahas periudhës së njejtë të vitit paraprak. Për më shumë, FKPK shënoi kthim pozitiv në investime në vlerë prej 21.8 milionë euro.

Kjo rritje erdhi kryesisht si rezultat i performancës së investimeve në tregjet e jashtme si dhe atyre brenda vendit.

“Investimet në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës u shtuan për 34.1 milionë euro. Në krahasim me 2018, fondet pensionale kanë rritur investimet e tyre në formë të depozitave në bankat komerciale në vend. Depozitat e fondeve pensionale u rritën për 28.6 milionë euro”, thuhet në raport.

FSKP realizoi kthim pozitiv bruto nga investimet prej 220.5 mijë euro, apo 48.7 mijë euro më shumë se në 2018). Për më shumë, FSKP pati edhe arkëtime të reja që arritën vlerën prej 137.5 mijë euro.

Sa i përket sektorit pensional në përgjithësi, kthimi bruto nga investimet ishte 22.04 milionë euro, ndërsa kontributet e arkëtuara ishin 46.08 milionë euro, prej të cilave 99.7 përqind i përkasin FKPK-së.

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

40 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë