RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
BSH: Rezerva valutore u rrit në 5.61 miliardë euro në korrik
🗺️ Rajoni

BSH: Rezerva valutore u rrit në 5.61 miliardë euro në korrik

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi një rekord të ri në muajin korrik. Sipas të dhënave nga BSH-ja, vlera e rezervës valutore arriti në 5.61 miliardë euro, në muajin korrik të këtij viti, d

nga R4 shtator 20234 shtator 2023

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi një rekord të ri në muajin korrik.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, vlera e rezervës valutore arriti në 5.61 miliardë euro, në muajin korrik të këtij viti, duke regjistruar dhe vlerën më të lartë.

Vlera e rezervës është rritur me 64 milionë euro (rreth 1.15%) të tjera gjatë muajit korrik, ndërsa krahasuar me një vit më parë vlera e rezervës është rritur me 12%.

Banka e Shqipërisë po adopton një strategji të zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së euros në tregun e brendshëm valutor.

Sipas informacionit të përditësuar, shuma e parashikuar e blerjeve për vitin kalendarik do të rritet në intervalin mes 220 dhe 300 milionë eurove, nga intervali i mëparshëm prej 160-220 milionë eurosh që ishte publikuar në fillim të këtij viti. Deri në fund të muajit gusht, vlerësohet se Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 190 milionë euro në ankandet e zhvilluara.

Rezerva valutore administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe mund të shërbejë si instrument për të financuar sigurimin e importeve, për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor. /ATSH

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë