Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Futboll

Drita nuk di për humbje, kjo është tabela momentale e Superligës së Kosovës

Dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës dhanë disa rezultate tejet interesante, ku edhe një herë skuadra e Dritës arriti të arkëtojë pikët e plota dhe ta përforcojë kreun e tabelës.

nga Egzona Mehmeti15 tetor 202215 tetor 2022

Dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës dhanë disa rezultate tejet interesante, ku edhe një herë skuadra e Dritës arriti të arkëtojë pikët e plota dhe ta përforcojë kreun e tabelës.
Drita e mposhti sot si mysafire skuadrën e Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” me rezultat minimal 1:0. Goli që ia siguroi tre pikët “Intelektualëve” erdhi nga Ardian Limani në minutën e 6’ të ndeshjes.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Prishtinës, e cila e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Ferizajn.
Golat te skuadra e Ismet Munishit i realizoi Leotrim Kryeziu (minuta e 6’ dhe 67’), kurse te Ferizaj golin e nderit e shënoi Donat Hasanaj në minutën e 83’.
Pas këtyre dy ndeshjeve, Drita vazhdon që ta kryesojë tabelën e Superligës, ku deri tani nuk ka regjistruar as edhe një humbje, kurse Prishtina tani zë vendin e tretë me 15 pikë të arkëtuara.
Në anën tjetër, pas humbjes sot, Ferizaj zë vendin e fundit në tabelë me tetë pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e nëntë.
Më poshtë, mund ta gjeni tabelën aktuale të Superligës së Kosovës.
This image has an empty alt attribute; its file name is Tabela-1-1024x551.png

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

8 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

9 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

10 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

11 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

13 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

13 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

15 orë më parë