RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Bogujevci: Serbia vazhdimisht kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës
🇽🇰 Kosova

Bogujevci: Serbia vazhdimisht kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci derisa ka folur në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka thënë se Serbia vazhdimisht po kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës. Kjo

nga Kaltrina Berila25 janar 202325 janar 2023

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci derisa ka folur në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka thënë se Serbia vazhdimisht po kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës.
Kjo, ka shtuar ajo, po bëhet duke u përpjekur që të largohen nga dialogu politik me Kosovën, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
“Megjithatë, Kosova si shtet po përballet me veprime të paligjshme të strukturave kriminale në pjesën veriore, të cilat po inkurajohen dhe drejtohen fatkeqësisht nga presidenti Vuçiq. Serbia, fqinji ynë verior, kurrë nuk u distancua nga krimet e gjenocidit të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave të tjera gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe vazhdon të koordinojë politikën e jashtme me Federatën Ruse dhe të armatoset nga Rusia. Jo vetëm kaq, por Serbia nuk e ndëshkoi dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, dhe është shumë shqetësuese të shohësh anëtarë të grupit Wagner në mes të Evropës, të cilët janë shfaqur në veri të Kosovës duke hyrë përmes Serbisë. Është e qartë se Serbia vazhdimisht kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës. Ata po e bëjnë këtë sepse po përpiqen të largohen nga dialogu politik me Kosovën, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve përmes një marrëveshje përfundimtare ndërkombëtare dhe ligjërisht të detyrueshme me njohje reciproke”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se respektimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar nuk mund të ketë alternativë dhe nuk trajtohet në bazë të përkatësisë etnike në Kosovë.
“Përpjekja është minuar nga Beogradi duke inkurajuar strukturat kriminale për të ushtruar presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kishin regjistruar veturat me targa të Kosovës. Kur ky pretekst dështoi, ata kërkuan pretekst tjetër duke u larguar dhe duke dhënë dorëheqje nga institucionet, dhe kur u shtynë edhe zgjedhjet lokale vendosën barrikada në rrugët nacionale dhe të çojnë në pikat kufitare. Ne jemi shumë të përkushtuar dhe konstruktivë në dialog, ne duam marrëveshje dhe normalizim mes dy vendeve si dy vende të pavarura mbi bazën e reciprocitetit si parim i së drejtës ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi normalizim të plotë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vazhdimësi të procesit integrues në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ajo.
Bogujevci ka përmendur faktin se Kosova është ngritur për 17 vende në indeksin e luftës kundër korrupsionit dhe e para në rajon për përmirësimin e sundimit të ligjit.
Ajo ka theksuar se integrimi euroatlantik është synimi jetik i Kosovës.

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

40 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 orë më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

3 orë më parë